Aktualitet

Mbyllet Qendra e Zhvillimit Rajonal në Berat, 2 kujdestare të prekura nga COVID-19

13 Nëntor 2020, 15:29 Nga DOSJA
Mbyllet Qendra e Zhvillimit Rajonal në Berat, 2 kujdestare të prekura

BERAT– Konfirmimi me dy raste pozitive i 2 kujdestareve në Qendrën e Zhvillimit Rajonal në qytetin e Beratit, ka sjellë pezullimin e punës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se qendra tashmë është mbyllur. Të gjithë stafi i qendrës bashkë me 46 fëmijët që trajtohen atje janë karantinuar në shtëpitë e tyre.

Ndërkohë që është kryer edhe tamponi edhe për kontaktet e ngushta të dy kujdestareve dhe 12 fëmijëve. Ambientet e qendrës janë dezinfektuar ndërsa gjendja e të dyja grave është e mirë.

Deri më tani, në Berat janë të infektuar 383 persona ndërsa bilanci në Shqipëri vazhdon të rritet.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne berat koronavirusi ne berat

Sondazh

Poll