Aktualitet

Arrihet marrëveshja pas takimit të dytë me Ramën, naftëtarët do të marrin 12 paga me nga 400 mijë lekë, bashkë me sigu

13 Nëntor 2020, 12:08 Nga DOSJA
Arrihet marrëveshja pas takimit të dytë me Ramën,

FIER– Kryeministri Edi Rama ka arritur të mbyllë përfundimisht grevën e naftëtarëve të Ballshit. Pas një takimi të dytë, të zhvilluar në ambientet e Bashkisë Fier, me përfaqësinë e naftëtarëve, është arritur një marrëveshje.

Naftëtarët, do të marrin për 12 muaj rresht një pagë prej 400 mijë lekësh, bashkë me sigurimet e plota. Katër pagat e para, do tu jepen dy e nga dy, duke parë se në çfarë kushtesh të vështira ndodhen naftëtarët. Pas takimit, Sokol Dautaj kreu i Sindikatës së Naftëtarëve u shpreh i kënaqur për marrëveshjen por skeptik për ardhjen e një operatori të ri.

Edhe Rama tha se gjithçka është pritur më pozitivitet nga ana e naftëtarëve, dhe se pavarësisht kohëve të vëshitra, do t’ja dalin. 

Kryeministri Edi Rama i takoi nga afër disa ditë më parë naftëtarët ku iu ofroi një ndihmë ekonomike nga qeveria, që solli edhe fundin e grevës. Në takimin e parë që u zhvillua në Bashkinë e Fierit, Rama dhe naftëtarët ranë dakord për të përfunduar greva, ndërsa nuk ka asnjë rezultat për rinisjen e punës, edhe kjo një kërkesë e hershme e tyre.

Në buxhetin e vitit 2021 do të përfshihet dhe pagesa e naftëtarëve të Ballshit. Ky vendim u mor ditën e sotme gjatë diskutimit që zhvilloi Komisioni i Ekonomisë, ku një ndër temat e diskutimit kanë qenë dhe naftëtarët e Ballshit. Ishte Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi e cila bëri me dije se 560 mln lekë do shkojnë për pagesën e naftëtarëve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama greva e urisë së naftëtarëve sokol dautaj edi rama greva e urisë së naftëtarëve sokol dautaj

Sondazh

Poll