Aktualitet

Sërish shifra të larta! 490 të infektuar dhe 7 viktima në Shqipëri, 378 të shtruar në spitale, ish-kryeprokurori Llalla d

13 Nëntor 2020, 15:16 Nga DOSJA
Sërish shifra të larta! 490 të infektuar dhe 7 viktima në

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 7 persona të prekur nga pandemia e koronavirusit.  Bëhet fjalë për: një-47 vjeçare nga Vlora, një 63, 70, 72-vjeçare nga Tirana, një 70 dhe 71-vjeçar nga Durrësi, 83-vjeçare nga Elbasani.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2,508 testime, prej të cilave 490 kanë rezultuar pozitive. Ndërkohë që janë shëruar 93 qytetarë, 378 të tjerë po trajtohen në spitalet COVID, ku 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Ndërkohë që po sot për shkak të infektimit nga pandemia e koronavirusit ka ndërruar jetë një mësuese nga Fieri, e cila prej ditësh ishte prekur nga virusi. Ndërsa ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i shtruar në një prej spitaleve COVID, është trasferuar në Turqi, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar papritur. 

Në Itali është dërguar imzot George Fredo, i cili po merr mjekim më të specializuar në spitalin “Acquaviva delle Fonti” në Bari, pasi edhe gjendja e tij u shfaq e rënduar në Shqipëri. Deri më tani mësohet se Fredo është stabilizuar dhe po reagon mirë ndaj mjekimeve.  

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll