Aktualitet

Biznesmeni i kompleksit turistik në kërkim, dosja për tjetërsimin e pronave në Dhërmi kalon SPAK, Gjikola: Jam i pafajshë

13 Nëntor 2020, 15:26 Nga DOSJA
Biznesmeni i kompleksit turistik në kërkim, dosja për

TIRANË– Dosja, e cila po heton tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në Dhërmi, mbi të cilën është ndërtuar kompleksi turistik “Ambel Beach”, ka përfunduar në Prokurorinë e Posaçme.

Çështja ishte dërguar në Prokurorinë e Tirnaës, por hetuesit shpallën moskompetencë, dhe dosja kaloi në SPAK pak ditë më parë. Gazetari Elton Qyno shkruan se hetuesit e SPAK do të hetojnë zyrtarë të agjensisë së ALUIZNI-t në Vlorë dhe biznesmenin Helidon Gjikoka, i cili tashmë i shpallur në kërkim pasi është larguar për në Britaninë e Madhe.

Në një komunikim telefonik me biznesmenin Gjikola, ky i fundit tha për “Shqiptarja.com” se është i pafajshëm dhe nuk ka asnjë lidhje me çështjen, pasi objektin turistik, ai thotë se e ka ndërtuar në tokë shtetërore, ku dhe ka paguar taksat e nevojshme në shtet.

Por pse e kërkon prokuroria arrestimin e Helidon Gjikokës?

Biznesmeni është në kërkim, pasi gjatë hetimit ka rezultuar se është i përfshirë në falsikimin e dokumenteve duke tjetërsuar në mënyrë të paligjshme një pronë që i ka marrë një shtetasi tjetër, Ilir Kokës. Prona në fjalë ndodhet në një zonë të lakmuar në Dhërmi, dhe siç sqarojnë burimet, Policia dhe Prokuroria kanë në “sitë” për të arrestuar edhe disa zyrtarë të ALUIZNI-t dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Këta zyrtarë, në shkelje të ligjit kanë vijuar procedurat për të hipotekuar tokën e tjetërsuar të biznesmenit Gjikoka. Pronari i ligjshëm i truallit është Ilir Koka, të cilit biznesmeni i mori tokën. Fillimisht, disa vite më parë, biznesmeni ia mori pronën me qira Kokës, por qëllimi sipas prokurorisë ka qenë tjetërsimi. Dhe ia doli. Toka e Ilir Kokës u bë e Helidon Gjikokës falë edhe zyrtarëve të shtetit, ku biznesmeni ndërtoi një hotel buzë detit. Fati i buzëqeshi tashmë për herë të dytë, dhe pas njoftimit me fletëthirrje nga gjyqtari Gramoz Levanaj, biznesmeni arriti të largohej shumë larg Shqipërisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet helidon gjikoka helidon gjikoka

Sondazh

Poll