Aktualitet

I infektuar me Covid-19 , gjendja e Imzot George Frendo paraqitet e qëndrueshme pasi iu nënshtrua një terapie

13 Nëntor 2020, 14:10 Nga DOSJA
I infektuar me Covid-19 , gjendja e Imzot George Frendo paraqitet e

Gjendja e Arqipeshkovit të Tiranë-Durrës-it, Imzot George Frendo paraqitet e qëndueshmen pas infektimit më Covid-19. Ai u dërgua në Itali për kurim për shkak se gjendja e tij u përkeqësua ditën e sotme.

Mjekët që po kujdesen për të thonë se pas një terapie që kreu gjendja e tij është e moderuar dhe e qëndrueshme. Imzot Frendo është dërguar në spitalin e Barit, “Acquaviva delle Fonti” për kurim me të specializuar.

Lajmin se Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë është infektuar me Covid-19 u dha ditën e djeshme përmes një njoftimi për mediat nga zyra e KISH. Ata bënë të ditur se ai ka qënë për disa ditë nën monitorimin mjekësor ndërsa ditën e djeshme u shtrua në spital pasi ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet imzot george frendo imzot george frendo infektohet me covid imzot george frendo imzot george frendo infektohet me covid

Sondazh

Poll