Aktualitet

Si përzgjidhen qytetarët që u bëhet tamponi? Bino: Në varësi të simptomave, mos merrni 127-n por drejtohuni tek mjeku i f

12 Nëntor 2020, 22:29 Nga DOSJA
Si përzgjidhen qytetarët që u bëhet tamponi? Bino: Në

TIRANË– Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino tha se me rritjen e shifrave Covid ka edhe një rritje të numrit të qytetarëve që kërkojnë tampon.

E ftuar në “Opinion”, Bino shpjegoi edhe mënyrën e përzgjedhjes së pacientëve për tu bërë tamponi, na varësi të simptomave që kanë. Bino tha se për bërjen e një tamponi, çdo qytetar, duhet të flas me mjekun e familjes, pasi është ai personi që rekomandon. 

“Marrja e tamponit është një proces i cili kryhet dhe organizohet sipas rekomandimit të mjekut. Është rekomandimi i mjekut të familjes, mjekut të spital rajonal, apo rekomandimi i mjekut të urgjencës. Nga ana tjetër, kemi shqetësime të qytetarëve që kërkojnë të bëjnë tamponin. Bëhet një vlerësim nëse duhet të merret tampon apo jo. Duke u rritur numri i rasteve është rritur kërkesa për të kryer tampon përtej kapaciteteve që ka laboratori ynë. Kjo është arsyeja që kemi shtuar tre laboratorë,”- tha Bino.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet silva bino silva bino

Sondazh

Poll