Aktualitet

“Infeksionet janë rritur 40 herë më shumë”/ Berisha: Unë do i mbyllja shkollat

12 Nëntor 2020, 20:31 Nga DOSJA
“Infeksionet janë rritur 40 herë më shumë”/

TIRANË- Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shprehur se shifrat e infeksioneve janë rritur 20 herë në krahasim me periudhën e parë të pandemisë.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha thotë se nëse ai do ishte kryeministër, do i kishte mbyllur shkollat pasi sipas tij ato janë problemet kryesore dhe shkak i përhapjes së infeksioneve.

“Në këtë situatë unë do i mbyllja shkollat menjëherë. Sot janë me qindra fëmijë, që kanë në familje të sëmurë me Covid, por që nuk kanë bërë testin, që nuk ua bëjnë testin, që shkojnë në shkollë dhe përhapin Covid-in. Vetëm në 15 përqind të shkollave ekzistojnë kushtet e duhura higjienike. Sot shkollat dhe spitalet janë problemet më kryesore. Kujt t’ia thuash, një xhahili që vetëm mashtron dhe vjedh nga mëngjesi deri në darkë. Rama po të bëjë 5 mijë testime në ditë, do të dalë që epidemia gëlon në çdo qoshe. Shkalla e infeksionit do jetë 60-70 herë më e lartë. “- thotë ai. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronairusi ne shqiperi lulzim berisha koronairusi ne shqiperi lulzim berisha

Sondazh

Poll