Aktualitet

E rëndë/ Merr flakë një person para Ministrisë së Jashtme në Tiranë, vdes si pasojë e djegieve të shumta

12 Nëntor 2020, 17:45 Nga DOSJA
E rëndë/ Merr flakë një person para Ministrisë së

TIRANË- Një person ka ndërruar jetë, pasi ka marrë flakë pranë godinës së Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, pranë urës që lidh të dyja anët e bulevardit “Zhan D’Ark”.

Fillimisht u raportua se personi në fjalë, identiteti dhe mosha e të cilit nuk dihet, ëhstë një endacak që i ka vënë vetë flakën vetes, por policia e hodhi poshtë këtë version.

Sipas njoftimit zyrtar, personi në fjalë ka marrë flakë aksidentalisht. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por si pasojë e djegieve të shumta, ka gjetur vdekjen

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet qytetari tek ministria e jashtme ministria e jashme digjet qytetari tek ministria e jashtme ministria e jashme

Sondazh

Poll