Aktualitet

Situata e Covid-19 në Shqipëri/ Ministrja e Arsimit: Gjashtë mësues me Covid-19 ndodhen të shtruar në spital

12 Nëntor 2020, 19:14 Nga DOSJA
Situata e Covid-19 në Shqipëri/ Ministrja e Arsimit: Gjashtë

TIRANË– Gjashtë mësues, të cilët janë infektuar me koronavirus ndodhen aktualisht të shtruar në spital. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një intervistë për Abcnews ku shton se çdo ditë infektohen mësues ku disa prej tyre sipas saj kanë simptoma më të lehta e disa të tjerë më të rënda.

Ministrja, po ashtu thotë se deri më tani 7 arsimtarë kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.

“Ne çdo ditë kemi mësues të infektuar por kemi dhe të shëruar. Disa janë me simptoma të lehta, disa janë të vetkarantinuar. Situata është dinamike dhe nuk kemi një shifër të saktë. Ne menjëherë bëjmë zëvendësimin e tyre. Për momentin, 6 mësues të shtruar në spital për shkak të infektimit me Covid. Ndodhen aktualisht në spital duke u trajtuar për koronavirusin. 27 korrik- Gazion Rusi 39 vjeç, mësuesi i Medresesë, Shkodër

28 tetor- Irena Bajlozi, 61 vjeç, mësuese në Përrenjas

10- nëntor- Gramoz Abedinaj, 60 vjeç, mësues në Roskovec

11 nëntor -Fatmir Sula, shkolla “Bishqem” në Peqin

11 nëntor- një mësuese në Elbasan, e shtruar prej 2 javësh tek Sanatoriumi

12 nëntor- Xhevit Dermyshi, 66 vjeç, mësues matematike në Gramsh” është shprehur ministrja.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në të gjithë Shqipërinë kanë humbur jetën 598 persona dhe 26,211 të tjerë janë infektuar si pasojë e Covid-19.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet evis kushi koronavirusi ne shqiperi evis kushi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll