Aktualitet

Mbyllën klubet dhe baret, Rakacolli: Njerëzit të bëjnë party në rrugë e në shtëpi, me një shishe birrë

12 Nëntor 2020, 20:33 Nga DOSJA
Mbyllën klubet dhe baret, Rakacolli: Njerëzit të bëjnë

TIRANË– Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli dhe njëkohësisht kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka folur së fundmi për masat e marra për mbylljen e bareve dhe restoranteve.

Rakacolli, e ftuar në PolitikOn tha se njerëzit gjithsesi mund të bëjnë party, në rrugë apo në shtëpi, u mjafton një shishe birre.

“Duke parë rritjen e numrit të të infektuarve dhe duke analizuar grupmoshat dhe numrat, duke u munduar që të bëjmë gjurmimin për të gjetur faktorët ku u infektuan këta njerëz. Faktori subjektiv rezultoi se shumica e të infektuarve ishin persona që kishin frekuentuar baret e natës. Kjo ishte arsye që për nivelin e numrave që kemi momentalisht, të marrim këtë masë. Sigurisht që nuk do të ishte e vetmja masë. Një pjesë e kishim në administratën publike, prandaj menduar që të bëhej ndarja e punës me anë të smart ëorking. Kemi ndaluar qarkullimin se partyt mund të vazhdojnë edhe në rrugë ose në shtëpi me një shishe birrë. Prandaj kemi vendosur që ta shohim situatën për një periudhë 3-javore,”- tha Rakacolli.

(f.m/dosja.al)           

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbyllja e dyte ne shqiperi mira rakacolli mbyllja e dyte ne shqiperi mira rakacolli

Sondazh

Poll