Aktualitet

Mori flakë pranë Ministrisë së Jashtme, vdes qytetari në Tiranë

12 Nëntor 2020, 18:02 Nga DOSJA
Mori flakë pranë Ministrisë së Jashtme, vdes qytetari

TIRANË– Policia e Tiranës ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme, ku një person mori flakë. Sipas njoftimit, personi ka ndërruar jetë, si pasojë e djegieve të shumta që mori.

Hetimet për ngjarjen vijojnë, ndërkohë sipas policisë, personi në fjalë, ka marrë flakë nga pakujdesia.

Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak. Me datë 12.11.2020, rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet qytetari tek ministria e jashtme ministria e jashtme digjet qytetari tek ministria e jashtme ministria e jashtme

Sondazh

Poll