Aktualitet

Pacienti në spitalin Covid 2 e thotë troç: Zhurma e oksigjenit na shqetëson sa më s’ka, mësohesh me kalimin e kohës

12 Nëntor 2020, 20:26 Nga DOSJA
Pacienti në spitalin Covid 2 e thotë troç: Zhurma e oksigjenit

TIRANË– Një pacient i shtruar në spitalin Covid 2 pasi është infektuar me koronavirus është shprehur se shqetësohet nga zhurma e bombolës së oksigjenit. Në një prononcim për gazetaren e Top-Channel, në emisionin “Open”, pacienti tha se shqetësohet nga ajo zhurmë, por që mësohet me kalimin e kohës.

“Shqetësohemi sa më s’ka…por mësohesh me kalimin e kohës…mësohesh,”- tha ai.

Shqetësimin nga zhurma e bombolës së oksigjenit e përmendi edhe një natë më parë mjeku Arjan Mezini, i cili tha se ky mund të jetë një nga shkaqet që i bën pacientët të kenë probleme mendore dhe të kryejnë vetëvrasje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll