Aktualitet

Përmirësohet këngëtarja Justina Aliaj, mjekët e Infektivit i heqin oksigjenin

12 Nëntor 2020, 20:06 Nga DOSJA
Përmirësohet këngëtarja Justina Aliaj, mjekët e

TIRANË– Këngëtarja Shkodrane Justina Aliaj po përmirësohet ndjeshëm. Ilir Çumani Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë njëkohësisht edhe gazetar, ka bërë me dije se gjendja shëndetësore e artistes Justina Aliaj, e cila paraditen e sotme u shtrua në spital, është përmirësuar ndjeshëm.

Ai shton se mjekët ja kanë hequr oksigjenin dhe se tashmë Justina mund të marrë frymë vetë, duke shkuar drejt përmirësimit.

“Te Nderuar Miq! Lajm i mirë. Personalisht jam në kontakt të vazhdueshëm edhe me mjekët, edhe me Justin. Gjendja e saj është përmirësuar ndjeshëm dhe mjekët ia kanë hequr edhe oksigjenin….(!!!) Që ditën e parë të shtrimit kam kontaktuar personalisht drejtëpërdrejtë me Ministren Manastirliun, dhe ajo dhe i gjithë stafi mjekësor e infermieror ka treguar një kujdes të veçantë për ta kaluar këtë situatë të vështirë. Falë Zotit, çdo gjë është në udhë të mbarë….FORCA JUST…!”, shkruan ai.

Aliaj është infektuar me Covid-19. Prej 5 ditësh ajo është shtruar në spitalin Infektiv ku po merr dhe ndihmën e nevojshme mjekësore. Lajmi u bë publik paraditen e sotme, ku u bë me dije edhe për rëndesën e gjendjes së saj shëndetësore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet justina aliaj justina aliaj infektohet me covid justina aliaj justina aliaj infektohet me covid

Sondazh

Poll