Politike

“Roli im në UNMIK ka konsistuar në 3 detyra, për 6 muaj”/ Basha i përgjigjet Ramës për akuzat: S’kam qenë k

12 Nëntor 2020, 20:44 Nga DOSJA
“Roli im në UNMIK ka konsistuar në 3 detyra, për 6

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama pas akuzave se Basha qenë pjese e hetimit ndaj UÇK-së. Basha është shprehur se asnjëherë ska qenë pjesë e një procesi të hetimit ndaj UÇK-së.

I ftuar në “Real Story” Basha, shprehet se gjatë asokohe ka qenë pjesë e skuadrës skuadrës së Tribunalit të Hagës për hetimin e Millosheviç, sakaq shton se roli i tij në UNMIK ka konsistuar në 3 detyra, për 6 muaj në hetimin e krimeve të serbëve.

“E para e punës që është një shpifje e plotë gjithçka është thënë në adresën time, kurrë s’kam qenë pjesëtar i ndonjë procesi hetimi ndaj UçK. Isha pjesë e skuadrës së Tribunalit të Hagës për hetimin e Millosheviç, dhe jam krenar për këtë. Skuadrat ishin të ndara. Skuadra që hetonte krimet e serbëve s’mund të hetonte dhe shqiptarët. Nuk kam bashkëpunuar prokurorin amerikan që po thoni, se s’ka qenë as prokurori, ka qenë antropologu i misionit ndërkombëtar në Kosovë. Roli im në UNMIK ka konsistuar në 3 detyra, për 6 muaj në hetimin e krimeve të serbëve, në spastrimin etnik të Mitrovicës së Veriut. Jemi rrethuar në Gjykatë nga Rojet e Urës, paramilitarë serbë. Kam punuar për 1 vite, si person përgjegjës në një nga pesë zonat nën KFOR. Dhe e fundit, përgatitja e tranzicionit të pushtetit, nga OKB tek autoritetet e Kosovës. Themelimi i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. Gënjeshtër e fabrikuar trashë. Edi Rama në vend që të merrej me thashetheme, të shihte në Ëikipedia që UNMIK nuk ka juridiksion në Shqipëri. Njëherë thonë që Basha ka qenë në Shtëpinë e Verdhë, tani thonë që ka qenë zv/kryeministri i Maqedonisë. Ky është një riciklim, e kam thënë në 2005. Pse e kam thënë. Para zgjedhjeve të 2005, dhe para zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Sot duhet ta nisnim e vazhdonim me diçka që po shqetëson aktualisht shqiptarët. Por kjo është një goditje tani kundër interesave të Kosovës. ”- tha Basha.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 12 Nëntor 2020, 20:08

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta Ilir Meta i është bashkuar lutjeve të besimtarëve për shërim të plotë e të shpejtë të Kryepeshkopit Anastas Janu...