Lulzim Basha i bindur pas takimit me mësuesit: Ne do ta rrëzojmë Edi Ramën me zgjedhje dhe bashkë do ta shërojmë Shqipër
12 Nëntor 2020, 16:13Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur i sigurtë që do ta rrëzpj kryeministrin Edi Rama.
Pas një bisede që pati me mëesuesit, Basha ka ripublikuar foto nga biseda me ta teksa shkruan se mësuesit kanë qenë një nga personat më të rrezikuar që nga fillimi i pandemisë por që Rama nuk ka pyetur për ta.
“Rama i braktisi në përballjen me virusin, ne do ta ndryshojmë kryekëput këtë realitet të hidhur dhe të vështirë për shqiptarët. Që nga dita e parë e pandemisë mësuesit kanë qenë ndër më të rrezikuarit. Qindra janë infektuar dhe karantinuar dhe për fat të keq disa prej tyre e kanë humbur betejën me virusin. Ndërkohë vala e dytë e pandemisë i gjeti sërish shkollat fillore dhe ato të ciklit të mesëm të papërgatitura dhe mësuesit pa asnjë mbështetje. Në një takim me arsimtarë nga gjithë vendi biseduam për vështirësitë me të cilat ata përballen, nga orët e zgjatura të punës, mungesa e ujit në shumë shkolla, deri tek mungesa e testimeve në kohën kur numri i të infektuarve po rritet çdo ditë. Është e papranueshme se si Rama dhe qeveria i braktisën mësuesit! Ata kanë nevojë për ndihmë dhe jo për retorikë boshe nga FB dhe Instagrami. Edi Rama ka zgjedhur të mos dëgjojë, të mos punojë as edhe një ditë të vetme për shqiptarët. Ne do ta ndryshojmë kryekëput këtë realitet të hidhur dhe të vështirë për shqiptarët. Ne do ta rrëzojmë Edi Ramën me zgjedhje dhe bashkë do ta shërojmë Shqipërinë!”- shkruan Basha.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka pritur ditën e sotme në takim deputetin e Komunës së Medvegjës, Muharrem S...
TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje, në Shqipëri nëpërmjet një letre i kërkon institucioneve, që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë një rezolutë ku të njohë dhe...
TIRANË– Albana Vokshi ka fajësuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me humbjet e jetëve të arsimtarëve nga Covid-19. Përmes një statusi në rrjetet soc...
TIRANË– Gjatë takimit me mësuesit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se testimet në vend janë në nivel të ulët, sidomos mes mësues...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në Twitter një video me pamjet e disa qytetarëve që shihen duke u dyndur dhe shtyrë në radhë ...
TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka vendosur që të hetohet raporti Dick Marty. Ai ka dorëzuar sot në Kuvend kër...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvillloi një takim me mësues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilët ndanë shqetësimin për sit...
TIRANË– Presidenti, Ilir Meta ka njoftuar publikisht, se ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti do të jetë Shefi i ri i Kabinetit të presidentit, ndërko...