Politike

Shuhen shpresat/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk e shohin dritën jeshile për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare as

12 Nëntor 2020, 19:02 Nga DOSJA
Shuhen shpresat/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk e shohin dritën

TIRANË– Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Tiranës dhe Brukselit që shënon hapjen reale të negociatave të BE-së dhe që ishte parashikuar të mbahej në muajin dhjetor të këti viti është shtyrë për në vitin 2021.

Në konferencën e mbajtur online nga ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth bashkë me homologët e tij nga Portugalia dhe Sllovenia, Ana Paula Zacarias e Gašper Dovžan u bë me dije se procedurat do të vijojnë në muajin mars të vitit që vjen, nën kujdesin e Presidencës së radhës së Bashkimit Evropian, që në gjysmën e parë të vitit do ta ketë Portugalia dhe gjysmën e dytë, Sllovenia.

“Zgjerimi i BE është një çështje tjetër qendrore e Presidencës Trio. Tre partnerët e BE po punojnë drejt hapjes së konferencave të para për pranimin në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Edhe këtu, cilido vend që mban Presidencën e Këshillit duhet të angazhohet në negociata të vazhdueshme dhe shpesh komplekse për të bërë përparim, veçanërisht për çështjet që kërkojnë kompromis”, thuhet në deklaratë. Portugalia dhe Sllovenia kanë njoftuar synimin e tyre për të vazhduar me forcë këtë dialog gjatë presidencave të tyre. Në agjendën e Presidencës që do të vijojnë të ndiqen nga Portugalia dhe Sllovenia janë edhe çështjet: Promovimi i shtetit të së drejtës, vijimi i dialogut të nisur në 13 tetor, nën presidencën gjermane, diskutim horizontal në nivelin e BE-së,”- shkruhet ndër të tjera në deklaratën e përbashkët të trios.

Siç duket BE nuk ka arritur deri tani dakordësi për të mbajtur konferencën e parë të anëtarësimit me dy vendet e Ballkanit Perëndimor, aspirante për t’iu bashkuar familjes së madhe europiane nën kujdesin e Presdencës gjemrane, duke e pasuar atë tek pasardhësit.

LEXO DEKLARATËN E PLOTË

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bisedimet per hapjen e negociatave bisedimet per hapjen e negociatave

Sondazh

Poll