Politike

Kërcënimi i Vuçiç për luftë/ Majko i përgjigjet presidentit serb: E dini gatishmërinë e shqiptarëve, fundi s’i dihe

12 Nëntor 2020, 19:42 Nga DOSJA
Kërcënimi i Vuçiç për luftë/ Majko i

TIRANË – Ish-kryeministri shqiptar i periudhës së luftës së Kosovës, Pandeli Majko,ka reaguar ashpër pas kërcënimit për luftë të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Majko e ka cilësuar të papërgjgjshme deklaratën e kreut të shtetit serb, ku tha se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë”.

Ndër të tjera, ai e ka paralajmëruar presidentin serb duke thënë se shiptarët në disa shtete janë të gatshëm, për çdo gjë, duke shtuar se deklarata e tij është shmangie marrëveshjes së firmosur në Shtëpinë e Bardhë.

Deklarimi i Presidentit të Serbisë për karakterizimin e marrdhënieve me shtetin e Kosovës me statusin e konfliktit të ngrirë të Nagorni Karabakut është i papërgjegjshëm! Jeta e dyfishtë e Serbisë në marrdhëniet ndërkombëtare është rreziku real për stabilitetin rajonal! Presidenti Vucic përcaktoi se konflikti me shqiptarët nuk ka mbaruar ende dhe e konsideron atë “të ngrirë” (!) Deklarimi i Presidentit serb për “konfliktin e ngrirë” është shmangie e deklaratës së firmosur në Shtëpinë e Bardhë dhe procesit të integrimit europian.  Mendje të ftohta logjistike në Serbi e kuptojnë gatishmërinë e shqiptarëve në disa shtete në se dikush i shkon pas idesë se skenarit të konfliktit. Atij do ti dihet fillimi por jo fundi” shkruan Majko.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ditën e sotme është shprehur se nëse nuk arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, mes vendeve mund të ndodh ndonjë konflikt i ngjashëm me atë në në Nagorno-Karabak.

Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se mes vendeve duhet të arrihet marrëveshja, pasi  konfliktet e ngrira mund të përshkallëzohen në çdo moment. Menjëherë pas deklaratës së tij kanë raguar Ministrja e Punëve të Jashme Meliza Haradinaj Stublla, ka quajtur Vuçiç “këlyshin e Rusisë”, pasi sipas saj ai po tenton të  zhduk paqen në Ballkan. Po ashtu në lidhje me këtë ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Avdullah Hoti të cilët kanë kërkuar që NATO dhe BE t’i përgjigjen kërcënimeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.(Lexo këtu)

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksander vucic aleksander vucic kercenon kosoven pandeli majko aleksander vucic aleksander vucic kercenon kosoven pandeli majko

Sondazh

Poll