Politike

PD-së i del situata nga duart, servirin Bashën të dubluar me zërin e mësuese Enkeledës

12 Nëntor 2020, 19:24 Nga DOSJA
PD-së i del situata nga duart, servirin Bashën të dubluar me

TIRANË– Partisë Demokratike i ka dalë situata nga duart. Këtë herë, me montazhin e një videoje, ku shihet kryetari Lulzim Basha por zëri në sfond nuk është i tiji, është i një gruaje.

Ndërsa mikrofonin e mbante Basha në duar, në sfond dëgjohej të fliste mësuesja me emrin Enkeleda Skënderi, e punësuar në gjimnazin ‘Arben Broci’.

More një pako aspirina të ketë një shkollë, për t’i ardhur në ndihmë një mësuesi,”- thoshte ajo, ndërkohë që publiku vijonte të shikonte fytyrën e kryedemokratit.

Momenti në minutën 25:00

Pavarësisht lapsuseve të bëra nga vetë Basha gjatë konferencave apo takimeve, nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë kryedemokratin të dubluar nën zërin e një gruaje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me zerin e nje gruaje enkeleda skenderi lulzim basha basha me zerin e nje gruaje enkeleda skenderi lulzim basha

Sondazh

Poll