Politike

12 Nëntor 2020, 20:08 Nga DOSJA

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta Ilir Meta i është bashkuar lutjeve të besimtarëve për shërim të plotë e të shpejtë të Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe Aqipeshkvit Imzot George Frendo, të cilët janë infektuar me koronavirus.

“Ju bashkohem lutjeve të besimtarëve dhe urimit të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, për shërim të plotë dhe të shpejtë të Fortlumturisë së Tij Anastas Janullatos dhe Imzot George Frendos, të prekur nga COVID-19. Frymëzuese lutjet e Kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu për shëndetin e klerikëve të nderuar të besimit ortodoks dhe katolik. Kombi shqiptar krenohet me harmoninë e shkëlqyer ndërfetare, shembull unikal për mbarë njerëzimin.”- shkruan Meta.

Kryepeshkopit Anastas Janullatos, është infektuar ditën e djeshme me koronavirus, dhe aktualisht ndodhet në Greqi për kurim të specializuar mjekësor, ndërsa Aqipeshkvit Imzot George Frendo, është konfirmuar pozitiv me sëmundjen vdekjeprurëse ditën e sotme.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi ilir meta koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll