Politike

Akuzat për raportin e Dick Maty-t, Lulzim Basha: Unë jam nip Kosove, këto i përmendin vetëm ministria e jashtme ruse dhe Ra

12 Nëntor 2020, 20:17 Nga DOSJA
Akuzat për raportin e Dick Maty-t, Lulzim Basha: Unë jam nip Kosove,

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me raportin e Dick Marty-t. I ftuar në ‘Real Stpry”, Basha tha se ai raport është falt, dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në ato akuza.

Sipas Bashës, këto akuza përmenden vetëm nga ministria e Jashtme ruse dhe Rama, e nga askush tjetër. Basha shtoi se ai evtë është nip kosove dhe nuk do mundte kurrsesi të bënte ato për të cilat e akuzon Rama.

“Aktorët kryesorë të masakrave të Millosheviçit në vitet 90 janë sot figura qëndrore në Beograd. Nuk janë dënuar. Me Kosovën nuk është bërë drejtësi. Raporti i Dick Marty u provua fals nga të gjitha hetimet e prokurorëve të Hagës. Kur liderët e UÇK-së po përballeshin me gjykatën në Hagë, në Tiranë Edi Rama nënshkruante marrëveshje me ish-Ministrin e Millosheviç, Aleksandër Vuçiç. Roli im në UNMIK kishte lidhje me hetimin e krimeve serbe, transferimin e pushtetit të drejtësisë nga UNMIK tek shqiptarët. Akuzat e rreme të Dick Marty i përmendin vetëm ministria e jashtme ruse dhe Edi Rama. Unë jam nip Kosove. Gjyshi im është nga Likovci i Drenicës dhe është larguar nga masakrat serbe bashkë me djemtë e Shaban Polluzhës,”- tha Basha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e rames per dick martyn lulzim basha akuzat e rames per dick martyn lulzim basha

Sondazh

Poll