Cakaj pret në takim deputetin e Komunës së Medvegjës: Diksutuam për gjendjen e rëndë të shqiptarëve dhe për procesin e
12 Nëntor 2020, 16:01Nga DOSJA
TIRANË– Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka pritur ditën e sotme në takim deputetin e Komunës së Medvegjës, Muharrem Salihun dhe përfaqësuesin e klubit Trojet, Gani Sylan. Cakaj bën të ditur se në takim u diskutua hollësisht mbi gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Komunën e Medvegjës si rrjedhojë e procesit të fshirjes së adresave.
“Sot prita në takim deputetin e Komunës së Medvegjës, z. Muharrem Salihu dhe përfaqësuesin e klubit Trojet, z. Gani Syla. Biseduam hollësisht për gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Komunën e Medvegjës si rrjedhojë e procesit të fshirjes së adresave. Përderisa kjo po dëmton faktorin shqiptar atje, u pajtuam plotësisht për rëndësinë e një qasje të bashkërenduar të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë në mbështetje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë. Po ashtu, e njoftova edhe për mbështetjen financiare e politike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për çeljen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, si një instrument shtesë për t’iu dhënë zë të shtuar shqetësimeve e mbështetje më të prekshme shqiptarëve të Medvegjës. ” – u shpreh Cakaj në një postim në ‘Facebook’.
Ndërkohë, Kryediplomati Cakaj njoftoi për mbështetjen financiare dhe politike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, për çeljen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, si një instrument shtesë për t’iu dhënë zë shqetësimeve e mbështetje konkrete shqiptarëve të Medvegjës.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje, në Shqipëri nëpërmjet një letre i kërkon institucioneve, që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë një rezolutë ku të njohë dhe...
TIRANË– Albana Vokshi ka fajësuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me humbjet e jetëve të arsimtarëve nga Covid-19. Përmes një statusi në rrjetet soc...
TIRANË– Gjatë takimit me mësuesit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se testimet në vend janë në nivel të ulët, sidomos mes mësues...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar në Twitter një video me pamjet e disa qytetarëve që shihen duke u dyndur dhe shtyrë në radhë ...
TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka vendosur që të hetohet raporti Dick Marty. Ai ka dorëzuar sot në Kuvend kër...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvillloi një takim me mësues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilët ndanë shqetësimin për sit...
TIRANË– Presidenti, Ilir Meta ka njoftuar publikisht, se ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti do të jetë Shefi i ri i Kabinetit të presidentit, ndërko...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e OBSH për Europën Hans Kluge. Pas takimit me dyer të mby...