Aktualitet

“Po lufton  jetën”/ Kisha Ortodokse jep njoftimin e rëndësishëm për Anastas Janullatos: Gjendja e tij shëndet

12 Nëntor 2020, 17:34 Nga DOSJA
“Po lufton  jetën”/ Kisha Ortodokse jep njoftimin e

TIRANË- Kisha Ortodokse “Shën Theodhori” , ka reaguar pasi mediat greke kanë raportuar se gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos është e rëndë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se gjendja e tij shëndetësore, aktualisht është e qëndrueshme dhe nën kontroll.

“E qëndrueshme dhe nën kontroll”, gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit. Njoftimi i parë nga spitali “Evangelismos”, rreth shëndetit të Kryepeshkopit Anastas. Primati i Kishës së Shqipërisë po trajtohet në një shtrat të Njësisë së Kujdesit Intensiv, sipas njoftimit të parë mjekësor nga spitali “Evangelismos”. Kryepeshkopi Anastas, “paraqet simptoma të lehta në sistemin e frymëmarrjes dhe temperaturë të ulët” vazhdon njoftimi ndërsa theksohet gjithashtu se “gjendja e tij karakterizohet si e qëndrueshme dhe aktualisht nën kontroll” thotë Kisha.

Pak orë më parë gazetari grek i “Kappanews.gr”, Yannis Koutsomitis, tha se Kryepeshkopi po lufton me jetën

Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi Janullatos është infektuar me koronavirus ditën e djeshme, ku dhe gjendja e tij është përkeqësuar, duke bërë që ai të niset me urgjencë drejt vendit fqinj.Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos u transportua dje në Greqi me avion ushtarak për ndihmë të specializuar mjekësore.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anastas janullatos anastas janullatos

Sondazh

Poll