Politike

Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri letër institucioneve: Parlamenti të miratojë rezolutë për njohjen dhe dënimin e gjeno

12 Nëntor 2020, 15:16 Nga DOSJA

TIRANË– Lëvizja Vetëvendosje, në Shqipëri nëpërmjet një letre i kërkon  institucioneve, që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë një rezolutë ku të njohë dhe të dënojë gjenocidin se Serbisë në Kosovë.

Sipas Vetëvendosjes, letra i është dërguar Ramës, Ruçit, Metës, dhe kryetarëve të PD, LSI, PDIU, Akademisë së Shkencave dhe Avokatit të Popullit.

‘Rezoluta në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për njohjen dhe dënimin e këtij gjenocidi, megjithëse e vonuar, është një domosdoshmëri tashmë që përpjekjet për ta përmbysur të vërtetën e kombit tonë janë intensifikuar. Mbulimi i të vërtetave dhe plagëve të së shkuarës, jo vetëm që kompromenton mundësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të drejta në të ardhmen, por edhe rrezikon arritjet e derisotshme pas shumë sakrificash’, shkruhet në kërkesën e VV në Shqipëri.

Letra vjen në një kohë në një kohë kur ish-drejtues të UÇK-së kanë dalë para Gjykatës Speciale në Hagë. Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi kanë dalë në senacën e parë të gjykimit dy ditë më parë dhe janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa Rexhep Selmi do dalë ditën e sotme në orën 11:00.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kosova ne hage lëvizja vetëvendosje kosova ne hage lëvizja vetëvendosje

Sondazh

Poll