Sport

Nevil Dede, trajneri i ri i bardhebluve të Tiranës…

12 Nëntor 2020, 18:28 Nga DOSJA
Nevil Dede, trajneri i ri i bardhebluve të Tiranës…

“Dosja.al” ka mësuar se ish-futbollisti dhe tekniku Nevil Dede, do të jetë trajneri i ri i skuadrës bardheblu të Tiranës. Ai do të drejtojë 25 herë kampionët e Shqipërisë për dy sezonet e ardhshëm.

Drejtuesit  e klubit kryeqytetas të Tiranës, menjëherë pas shkarkimit të trajnerit Emanuel Egbo për eliminimin nga Kupa e Shqipërisë pas humbjes 0-1 ndaj Korabit, janë takuar me trajnerin Nevil Dede dhe kanë arritur marrëveshjen midis tyre për të bashkëpunuar gjatë dy sezoneve të ardhshëm.

Burime të besueshme tregojnë për “Dosja.al” se po sot, Nevil Dede, është takuar edhe me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dhe i ka paraqitur atij dorëheqjen nga detyra e trajnerit të përfaqësueses kuqezi U-19.

Bëhet gjithashtu me dije se nesër, tekniku Nevil Dede do të prezantohet zyrtarisht si trajneri i ri i skuadrës bardheblu, i cili e ka drejtuar Tiranën edhe dy here të tjera në të shkuarën.

Për herë të parë, Nevil Dede është ulur në krye të bankinës bardheblu, në tetor të vitit 2010, ku qëndroi për katër muaj. Më pas, në shkurt të vitit 2013, ai u rikthye te Tirana, duke qëndruar deri në tetor të atij viti në drejtimin e kampionëve të Shqipërisë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bardheblute emanuel egbo kryeqytetasit nevil dede tirana bardheblute emanuel egbo kryeqytetasit nevil dede tirana

Sondazh

Poll

Sport 12 Nëntor 2020, 15:34

SHQIPËRI– Tirana eleminohet nga Kupa e Shqipërisë në mënyrë surprizë në raundin e 1/8-tave, pasi është mposhtur 0-1 nga skuadra e Kategorisë së Parë,...