Sport

Tirana shkarkon trajnerin Egbo: “Nuk jam i mërzitur, kishte kohë që donin të më largonin”

12 Nëntor 2020, 17:40 Nga DOSJA
Tirana shkarkon trajnerin Egbo: “Nuk jam i mërzitur, kishte kohë

TIRANE – Drejtuesit e Tiranës kanë shkaktuar trajnerin Emanuel Egbo, menjëherë pas humbjes që pësoi me Korabin në fazën e 1/8 të Kupës së Shqipërisë.

Trajneri bardheblu, ishte ai që nxorri ekipin e Tiranës kampion, pas gati 10 vitesh nga titulli i fundit, duke thyer disa rekorde me rezultatet, por me sa duket nuk mjaftuan rekordet dhe titulli kampion për t’i dhënë më tepër besim nigerianit.

Menjëherë pas vendimit të klubit për ta larguar, nigeriani Egbo shprehet për Top Channel: “Nuk jam i mërzitur aspak, kishte kohë që prisnin të humbja ndeshje dhe të shkarkohej trajneri.”

Egbo mori drejtimin e skuadrës së Tiranës në mesin e sezonit të shkuar, pas shkarkimit të Ardian Memës dhe Julian Ahmatajt, në dhjetor të vitit 2019. Ndeshja e pare e tij ishte derbi me Partizanin, të fituar 1-2, ku ndodhi edhe përmbysja në favor të Tiranës në të gjithë sezonin.

Emanuel Egbo udhëhoqi skuadrën bardhblu 25 herë kampione të Shqipërisë në 40 ndeshje, nga të cilat arriti 23 fitore, 13 humbje dhe 4 barazime.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport emanuel egbo shakrkohet emanuel egbo tirana shkarkon egbon emanuel egbo shakrkohet emanuel egbo tirana shkarkon egbon

Sondazh

Poll

Sport 12 Nëntor 2020, 15:34

SHQIPËRI– Tirana eleminohet nga Kupa e Shqipërisë në mënyrë surprizë në raundin e 1/8-tave, pasi është mposhtur 0-1 nga skuadra e Kategorisë së Parë,...