Sport

Presidenca kineze kërkon trofe nga Inter, por familja Zhang e gjen lumturinë në Kinë: Ish-sulmuesi zikaltër i jep titullin

12 Nëntor 2020, 18:33 Nga DOSJA
Presidenca kineze kërkon trofe nga Inter, por familja Zhang e gjen

KINË-Tani te Inter të gjithë shpresojnë që titulli kampion i Jiangsu Suning, skuadrës kineze në pronësi të familjes Zhang të jetë vetëm prolog i sukseseve të reja në këtë pjesë të botës … Jiangsu Suning ka fituar titullin e parë kombëtar në historinë e tyre. Një triumf që u fitua me rezultatin 2-1 kundër Guangzhou Evergrande (me trajner Fabio Cannavaro), pasi ndeshja e parë përfundoi pa gola.

Skuadra drejtuar nga rumuni Cosmin Olăroiu kaloi në avantazh falë ish-sulmuesit të Interit, Eder në minutën e 45-të dhe Teixera në të 47-tën. Me këtë fitore, familja Zhang ndërpreu dominimin e Guangzhou, e aftë të fitonte 8 tituj kombëtar në dhjetë vitet e fundit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eder inter jiangsu suning kine eder inter jiangsu suning kine

Sondazh

Poll

Sport 12 Nëntor 2020, 15:34

SHQIPËRI– Tirana eleminohet nga Kupa e Shqipërisë në mënyrë surprizë në raundin e 1/8-tave, pasi është mposhtur 0-1 nga skuadra e Kategorisë së Parë,...