Sport

12 Nëntor 2020, 15:34 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Tirana eleminohet nga Kupa e Shqipërisë në mënyrë surprizë në raundin e 1/8-tave, pasi është mposhtur 0-1 nga skuadra e Kategorisë së Parë, Korabi. 90 minutat përfunduan me shifrat 0-0 duke bërë që skuadrat të zhvillonin dhe 30 minuta të tjera.

Pikërisht në minutën e 119’ ishte futbollisti i dibranëve, Skuka që shënoi në portën e Tiranës dhe i dha kualifikimin e bujshëm Korabit, ndërsa bardheblutë eliminohen me turp nga një kompeticion të cilit një vit më parë i kishin shkuar deri në finale.

Një eleminim i tillë ka tronditur pankinën e trajnerit Emmanuel Egbo i cili me shumë mundësi mund të shkarkohet nga skuadra. Megjithatë gjithçka pritet të konfirmohet në javët e ardhshme.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport egbo korabi tirana egbo korabi tirana

Sondazh

Poll