Sport

Tronditet peshngritja, jep dorëheqjen presidenti Theodhor Masllavica

12 Nëntor 2020, 17:54 Nga DOSJA

TIRANE – Federatat Shqiptare e Peshëngritjes është tronditur në prag të Asamblesë Zgjedhore, që do të zhvillohet më 14 nëntor në kryeqytet. Presidenti aktual i FSHP-së Theodhor Masllavica, ka njoftuar në mënyrë të papritur dorëheqjen nga gara për president të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Një lajmë befasues për të gjithë komunitetin e shtangës në vend. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, presidenti aktual Theodhor Masllavica njofton largimin e tij.

Kujtojmë që Theodhor Masllavica u zgjodh në krye të shtangës më 5 prill të vitit 2018, pas dorëheqjes së Elez Gjozës, në një periudhë kur peshëngritja shqiptare ishte përfshirë në skandalet e dopingut, teksa 12 sportistë kishin rezultuar pozitiv.

Motoja e Masllavicës ishte pastrimi i peshëngritjes nga dopingu, ndërsa gjatë gjithë kohës kur ai ishte në krye të shtangës, asnjë sportist shqiptar nuk rezultoi pozitiv me doping. Por në mënyrë krejt të papritur, ai vendos të tërhiqet nga rikandidimi.

Tashmë në zgjedhjet e 14 nëntorit në garë për president, kandidaturë mbetet vetëm trajnerja e elbasanase, Eglantina Çuni.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 12 Nëntor 2020, 15:34

SHQIPËRI– Tirana eleminohet nga Kupa e Shqipërisë në mënyrë surprizë në raundin e 1/8-tave, pasi është mposhtur 0-1 nga skuadra e Kategorisë së Parë,...