Sport

EKSKLUZIVE / Skënder Gega: Mungoj në stërvitje prej ditësh për të ruajtur lojtarët

12 Nëntor 2020, 13:50 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE / Skënder Gega: Mungoj në stërvitje prej ditësh

Trajneri Skënder Gega i Kukësit, ka rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe këtë gjë e ka konfirmuar rezultati i tamponit që ka kryer ditën e djeshme. I kontaktuar nga Dosja.al trajneri i skuadrës së Kukësit është shprehur: “Prej ditësh kam qëndruar i izoluar që kur kam ndjerë shenjat e para, për të ruajtur ekipin dhe lojtarët. Tamponi ka dalë pozitiv ditën e sotme dhe si rrjedhojë do të qëndrojë i mbyllur.” Ndërkohë që gjendja e tij duket e mirë edhe pse simptomat janë në ditët e para: “Kam patur temperaturë por besoj do kalojë shpejt cdo gjë,” – përfundon Gega.

Skuadra verilindore është paraqitur në ndeshjen e sotme të turit të dytë të Kupës së 69-të të Shqipërisë kundër Besës së Kavajës pa trajnerin e saj në krye të pankinës. Që pas ndeshjes me Partizanin të dielën në Shkodër, tekniku Gega kishte lajmëruar klubin kuksian, se ai nuk ndihej mirë dhe kishte kishte simptoma të lehta të Covid-19, ndaj dhe është vetizoluar.

Në këto kushte drejtimin e skuadrës së Kukësit e ka marrë ndihmësi i tij, Rrahman Hallaçi, i cili po drejton ekipin verilindor edhe në ndeshjen e Kupës ndaj Besës takim i cili deri në këto momente është me shifra 0-1 në favor të skuadrës kavajase.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi kupa e shqiperise ndeshja ndaj beses per kupe rrahman hallaci skënder gega trajneri gega trajneri i kuksianeve kukesi kupa e shqiperise ndeshja ndaj beses per kupe rrahman hallaci skënder gega trajneri gega trajneri i kuksianeve

Sondazh

Poll