Sport

Realizoi pas një viti mungesë, Balaj rigjen Kombëtaren në formën më të mirë: E dimë se çfarë duhet për të arritur f

12 Nëntor 2020, 13:12 Nga DOSJA
Realizoi pas një viti mungesë, Balaj rigjen Kombëtaren në

SHQIPËRI-Bekim Balaj rikthehet në Kombëtare në formën më të mirë. Sulmuesi nuk u grumbullua për ndeshjet e Ligës së Kombeve në muajin tetor, ndërsa vetëm ditën e djeshme gjeti golin me fanellën kuqezi që i mungonte afërsisht një vit.Sulmuesi shkodran doli sot në një konferencë për shtyp nga ambientet e grumbullimit të kuqezinjve, ku foli jo vetëm për golin e shënuar ndaj Kosovës, por edhe për rëndësinë e ndeshjeve të radhës.

KOSOVA-Është kënaqësi gjithmonë të shënosh për Kombëtaren. Ishte një test serioz dhe mendoj se bëmë një paraqitje të mirë. Them se jemi plotësisht gati për këto dy sfida.

PREFERENCA NË SULM-Nuk kemi preferenca të tilla, pasi për mua ka rëndësi që të luaj, të bëj mirë dhe të ndihmoj skuadrën të fitojë. Formacionin e vendos trajneri dhe kushdo që të luajë, jam i bindur që do të bëjë më të mirën.

PRESION-Ndjen presion kombëtarja pasi duhet fitorja? “Jemi mësuar të surprizojmë dhe kur nuk kemi qenë favorit kemi bërë mirë. Dhe, në këto rastet e kundërta ndodhet njëfarë presioni se të gjithë mendojnë fitoren. Besoj që ekipi është rritur dhe duke ditur nivelin e kundërshtarëve, besoj se të gjithë e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë për të arritur fitoren”, u shpreh Balaj.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bekim balaj liga e kombeve shqiperia bekim balaj liga e kombeve shqiperia

Sondazh

Poll