Sport

“Pres shumë nga Kallaku, shiriti i kapitenit? E kam thënë… Edoardo Reja flet mbas miqësores me Kosovën

11 Nëntor 2020, 18:17 Nga DOSJA
“Pres shumë nga Kallaku, shiriti i kapitenit? E kam

ELBASAN-Shqipëria fitoi vllazëroren me shifrat që u mbyllën në 2-1. Në përfundim të ndeshjes folën edhe protagonistët e ndeshjes ku padyshim mendimin për këtë ndeshje dha edhe një mendim trajneri i kuqezinëve Edoardo Reja.

“Na u desh të bënim një vlerësim për të rinjtë, na shërbeu shumë për ta kjo ndeshje. Duhet të kemi parasysh që Kosova është një skuadër shumë e mirë, ne po punojmë për projektin e së ardhës. Sot punuam për mbrojtjen dhe bëmë shumë mirë, ishte një mundësi e mirë për të parë lojtarët.”

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Kosovën, një bisedë mes trajnerit Reja dhe Berishës, bëri të dal në pah një problem për shiritin e kapitenit. Portieri e pyeti trajnerin nëse ka folur apo jo me Hysajn mbi faktin që ai po prezantohet si kapiten përpara mediave. Një konfuzion por që Reja deklaron

Kapiteni? Kapitenin e kemi thënë edhe herë të tjera, është Etrit Berisha. Kjo zgjedhje është bërë me votim dhe ata e kanë zgjedhur, nuk ka çështje në këtë mes. Nëse Berisha nuk do të jetë në fushë atëherë, Hysaj do ketë shiritin.

Sherif Kallaku është mesfushori që pritet të ketë një të ardhme të madhe me Kombëtaren, kundër Kosovës mesfushori hyri në lojë në minutën e 67-të, i pyetur mbi të ardhmen e mesfushorit italiani u shpreh

“Mungesa e Kallakut nga fillimi? Kallaku është një lojtar prej të cilit presim shumë. Sot preferova të aktivizoja Selahin, Ne duhet të jemi të kujdesshëm për ndeshjet e radhës. Ndihem mirë kur ai luan me klubin dhe tani ka kaluar në një kampionat jashtë.”

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport edoardo reja shqiperia edoardo reja shqiperia

Sondazh

Poll