Sport

Trajneri Bushi me Covid-19, kuqezinjtë U-21 do t’i drejtojë Mustedanagiç

12 Nëntor 2020, 02:32 Nga DOSJA
Trajneri Bushi me Covid-19, kuqezinjtë U-21 do t’i drejtojë

TIRANE – Trajneri Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me Covid-19, pas testimit me tampon.

Në ndeshjet kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Dzemal Mustedanagiç.

Në kushtet e emergjencës, Federata dhe drejtoria teknike e saj, ka vendosur t’ia besojë drejtimin e kuqezinjve U-21, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri, njofton zyra e shtypit në FSHF.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alban bushi anglia dzemal mustedanagic kombetarja u 21 kosova alban bushi anglia dzemal mustedanagic kombetarja u 21 kosova

Sondazh

Poll