Sport

Fotoja e parë e Maradonës pas operacionit, mjeku i argjentinasit: Është gjallë falë një mrekullie

11 Nëntor 2020, 21:08 Nga DOSJA
Fotoja e parë e Maradonës pas operacionit, mjeku i argjentinasit:

ARGJENTINË-“Diego Maradona është autorizuar të largohet nga spitali”, kjo është ajo çka thotë mjeku personal i Maradonës, Leopoldo Luque, tetë ditë pas operacionit në kokën e ish-kampionit të botës. Maradona ndodhet në një klinikë në Olivos, afër periferisë veriore në Buenos Aires. Gjithashtu Luque, postoi ​​foton e parë të Maradonës pas operacionit, në të cilën ai shfaqet i buzëqeshur, në shtrat dhe me një fashë në kokë.

“Kjo është e pabesueshme – tha Luque – por ne duhet të vazhdojmë të punojnë për të. Ne do të gjejmë një vend të përshtatshëm për rimëkëmbjen e tij.” Duket se ish-kapiteni i Napolit nuk do të kthehet në La Plata, qyteti ku ai stërviti Gimnasia, por do të vendoset në një rezidencë në Nordelta, një rreth verior në provincën e Buenos Aires.

Matías Morla, avokati personal i Maradonës, kishte folur disa orë më parë për shëndetin e Pibe de Oro. “Diego mbase ka përjetuar momentin më të vështirë të jetës së tij, mendoj se është një mrekulli që kjo goditje cerebrale është zbuluar e cila mund t’i ketë kushtuar jetën e tij – tha ai – Ai dëshiron të shërohet nga problemet e tjera”. “Ajo që duhet tani është një bashkim familjar dhe se ai është i rrethuar nga profesionistë të shëndetësisë – shtoi Morla.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport leopoldo luque maradona leopoldo luque maradona

Sondazh

Poll