Sport

VIDEO/ Uzuni dhe Balaj super kundër Kosovës, tani me mendjen në Ligën e Kombeve

11 Nëntor 2020, 17:07 Nga DOSJA
VIDEO/ Uzuni dhe Balaj super kundër Kosovës, tani me mendjen në

SHQIPËRI– Shqipëria fiton miqësoren ndaj Kosovës me shifrat 2-1.Për kuqezinjtë shënuan Bekim Balajn në minutën e 31-të pas një asisti të dhënë nga Myrto Uzuni.Në fillimin e pjesës së dytë të dy trajnerët bënë nga 4 ndryshime me Rejan që hodhi në fushë emra si Manaj apo Hysaj duke shtuar eksperiencën në rradhët e kuqezinjëve.

 

Në të 65-ën Shqipëria dyfishoi shifrat falë golit të parë personal me kombëtaren të Myrto Uzunit, një gol shumë i bukur i futbollistit të Ferencvaros. Golin e vetëm të Kosovës e realizoi Muriqi në minutën e 85-të me një penallti të fituar nga vetë ai dhe të shkaktuar nga 17-vjeçari Çepele që deri në ato momente ishte treguar si një veteran i vërtetë në fushë, një paraqitje e shkëlqyer e 17-vjeçarit që e pret një ardhme e madhe në kombëtare.

Tashmë vëmendja e të dyja përfaqësueseje pas kësaj vëllazëroreje shkon te sfidat që kanë në Ligën e Kombeve.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kosova shqiperia kosova shqiperia

Sondazh

Poll