Politike

Balla kërkon hetim për raportin Dick Marty: Shqipëria ka qenë vend pritës, s’e kanë bërë kurrë një gjë të tillë

12 Nëntor 2020, 12:53 Nga DOSJA
Balla kërkon hetim për raportin Dick Marty: Shqipëria ka

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka vendosur që të hetohet raporti Dick Marty. Ai ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Hetimor që do të merret me çështjen.

Balla tha para mediave se është e pavërtetë ajo që thuhet në këtë raport se në disa qytete të Shqipërisë, si Kukës, Has apo Mat, ka pasur baza të UÇK, në të cilat janë kryer krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

“Përfaqësuesi i mazhorancës së asaj kohe ka mbajtur qëndrimin për të votuar pro raportit të Dick Marty, ndërkohë që opozita socialiste e asaj kohe ka votuar kundër. Në atë raport referohen edhe ngjarje apo vepra penale të kenë ndodhur në Shqipëri. Pas atij momenti në Shqipëri janë bërë verifikimet. Të gjitha këto është dashur dhe duhet të përfshihen në një raport. Është në dinjitetin e Shqipërisë sonë, që të gjitha këto gjetje dhe çdo dëshmi e nevojshme, që hedh poshtë dyshime, sepse prova nuk ka, se në Shqipëri, në Kukës apo në Has, apo në Mat, të ketë pasur baza të UCK, në të cilat të jenë kryer edhe krime kundër njerëzimit apo krime lufte. Shqipëria është një shtet ligjor. Kuvendi, në fund të këtij procesi, do të shprehet dhe më pas i takon KE që në vijim të atij raporti të rivlerësojë vlerësimet e veta që lidhen me Shqipërinë. Mendojmë që do të gjejmë instrumentin e duhur që për sa lidhen me Shqipërinë këto çështje të qartësohen dhe askush të mos marrë përsipër të hartojë raporte për krime që mund të kenë ndodhur në Shqipëri dhe që ne shqiptarët biem dakord që janë më shumë arsyetime potetike për nevoja të caktuara të politikës. Shqipëria ka qenë vend pritës i mbi 1 milion shqiptarëve të shpërngulur nga gjenocidi serb dhe në vendin tonë nuk kanë ndodhur krime lufte, siç pretendohet në atë raport”, tha Balla.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll