Politike

Ministrja e Financave, Anila Denaj infektohet me COVID

12 Nëntor 2020, 08:24 Nga DOSJA
Ministrja e Financave, Anila Denaj infektohet me COVID

TIRANË– Ministrja e Financave, Anila Denaj ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitive në testin e koronavirusit.

Lajmin e ka ndarë vetë ministrja në një postim në Facebook, aty ku bën të ditur se ndihet mirë e se është karantinuar në banesë aty ku po merr trajtimin për sëmundjen.

Statusi i plotë

Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë!

Denaj është ministrja e tretë e kabinetit Rama, e cila është prekur nga COVID-19. Disa ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku është prekur nga COVID si dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anila denaj me covid anila denaj me covid

Sondazh

Poll