Politike

Basha takohet me mësuesit, arsimtarët ankohen: Nuk kemi marrë asnjë lloj shpërblimi për orët shtesë

12 Nëntor 2020, 12:35 Nga DOSJA
Basha takohet me mësuesit, arsimtarët ankohen: Nuk kemi marrë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvillloi një takim me mësues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, të cilët ndanë shqetësimin për situatën që po kalon arsimi shqiptar muajt e fundit dhe masat që janë marrë për mbrojtjen e shëndetit të mësuesve dhe nxënësve në ambientet shkollore.

Mësuesit u shprehën se s’kanë marrë asnjë lloj shpërblimi për orët e shtuara gjatë javës.

Një prej tyre, Arjan Peraj mësues në Shkodër si dhe drejtues i Sindikatës së Pavarur së Arsimit u shpreh se mësuesit mungojnë në shkolla pasi shtyjnë deklarimin se janë të sëmurë me COVID.

‘Dje në takim dhe me kontakte telefonike me shumë kolegë të mitë për të marrë informacion për sot, që mësues e kolegë mungojnë në shkollë dhe gjejnë 1001 arsye për vetëm e vetëm ta shtyjnë deklarimin që janë të sëmurë me COVID. Kjo ka sjellë një kakofoni dhe një katrahurë në marrëdhëniet dhe në vazhdimin e punës ndërmjet drejtuesave të papërgjegjshëm të institucioneve arsimore dhe mësuesve. Një problem tjetër shumë i madh, të cilin ne në qytetet, jo Tirana, por në qytetet urbane dhe rurale që e hasim tepër është edhe transporti i mësuesve. Mësuesit shkojnë me furgona edhe me autobusa pa asnjë kusht të protokolllit, pa masa mbrojtëse, një maskë në një autobus që mund të ketë mbi 40 vetë, nuk ka se si të ruhet protokolli apo te furgoni 15 vendësh.”

Unë vij nga Fieri mësuese në gjimnazin Janaq Kilica. Kemi filluar një vit të vështirë, kemi qenë të vetëdijshëm që do të kishim sfida në këtë vit pandemie, gjithsesi e filuam me besimin se do t’ia dalim mbanë, edhe me atë vullnetin, pasionin e dashurinë që kanë mësuesit për punën, por ky vullnet, ky pasion, kjo dashuri për punën më duket sikur keqpërdoret nga qeveria. Ngarkesa e tepërt mësimore që nuk na tremb, por nuk është vlerësuar sa duhet. Secili prej nesh këtu ka dhënë dyfishin e orëve këto ditë dhe këto javë. Në qoftë se një mësues ka dhënë më para mësim në 5 klasa, tani jep në 10 klasa, në qoftë se ka dhënë 20 orë mësim, tani jep 40 orë mësim dhe është dyfish i punës, pavarësisht se shpeshherë na llogaritet ajo ora e mësimit me minuta, sikur punojmë më mëditje. Ndërkohë, ora e mësimit 45 minuta, 30 minuta për mësuesin ka të njëjtën ngarkesë, që do të totë është dyfishi i ngarkesës, i lodhjes që nuk vleërsohet me dyfshimin e rrogës, përkundrazi kanë gjetur një pagesë për orë për mësuesin duke llogaritur minutat, çdo minutë dhe mësuesi paguhet me nje pagesë që akoma është me një udhëzim të Ministrisë së Financave të vitit 2002, ndërkohë që rrogat e mësuesit kanë ndryshuar. Nuk përkon me pagën reale sot të mësuesve, paguhet deri 7 orë në javë ndërkohë që ka mësues që bëjnë deri në 8 orë suplementare në javë edhe 9 orë, edhe 10 orë, po nuk e di nga e kanë gjetur një urdhër të brendshëm të financave, jo më shumë se 7 orë.’- thotë mësuesja Alketa Luga.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha me mesuesit 12 nentor 2020 lulzim basha me mesuesit 12 nentor 2020

Sondazh

Poll