Politike

Manastirliu me drejtorin e OBSH për Europën: Kemi 3 skenarë të përfshirjes së spitaleve rajonale, nuk kemi lënë askënd

12 Nëntor 2020, 11:37 Nga DOSJA
Manastirliu me drejtorin e OBSH për Europën: Kemi 3 skenarë

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e OBSH për Europën Hans Kluge. Pas takimit me dyer të mbyllura dyshja doli në një konferencë për mediat ku Manastirliu deklaroi se deri më tani janë në dispozicion1600 shtretër përfshirë këtu edhe spitalet rajonale sipas 3 skenarëve.

Mes tyre u firmos dhe një marrëveshje e cila është një angazhim konkret për mbështetjen që OBSH do të ketë për Shqipërinë.

Më tej ministrja tha se nuk do të lejnë asnjeri pas e se do të forcojnë të gjitha kapacitetet për sistemin e shëndetësisë.


“Strategjia e përballimit të vjeshtë dimrit, të përgatitur nga ekspertët tanë dhe të mbështetur nga ekspertët e OBSH janë udhërrëfyes të rëndësishëm për të adresuar të gjitha nevojat në përgjigje të situatës së epidemisë, për të forcuar kapacitetet e sistemit tona shëndetësor edhe gjatë kësaj faze. Pa harruar asnjë moment se detyra jona është të kujdesemi për ata që kanë nevojë kujdes shëndetësor. Ne nuk kemi lënë askënd pas. Po forcojmë kapacitetet dhe të përballojmë situatat që mund të vijnë gjatë vjeshtë dimrit. Kemi rritur kapacitetet e testimit dhe gjurmimit me 4 herë, kemi rritur kapacitetet spitalore me 500 shtretër. Ndërkohë që kemi 3 skenarë të përfshirjes së spitaleve rajonale që e cojnë këtë kapacitet në 1600 shtretër dhe duke vijuar me trajnimi e ekipeve mjekësore”, tha Manastirliu.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastilrliu ogerta manastilrliu

Sondazh

Poll