Politike

Basha i përgjigjet Ramës: Je një dështim i madh. Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso

12 Nëntor 2020, 08:57 Nga DOSJA
Basha i përgjigjet Ramës: Je një dështim i madh. Askush nuk

TIRANË– Vijojnë replikat mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Basha shkruan në Twitter se shëndetësia është sërish në kolaps e se të sëmurët nuk kanë para që të blejnë barnat. Ai më tej i drejtohet Ramës duke i thënë se është një dështim i madh e se shqiptarët po vdesin nga sulmet e tij politike.

‘Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë para për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit. Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t’ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë– shkruan Basha.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll