Politike

Drejtori i OBSH: Shqipëria nuk përjetoi një valë të parë, testimi nuk është një zgjidhje magjike kundër COVID!

12 Nëntor 2020, 12:24 Nga DOSJA
Drejtori i OBSH: Shqipëria nuk përjetoi një valë të

TIRANË– Drejtori i OBSH për Europën Hans Kluge gjatë deklaratës së tij ka veçuar disa nga pikat e marrëveshjes që nënshkruhet sot mes OBSH dhe Shqipërisë.

Ai tha se kjo marrëveshje do të përfshijë mbështetjen për shëndetin mendor, digjitalizimin, imunizimin.

Kluge tha se të parët që do të marrin vaksinën kundër koronavirusit do të jenë të moshuarit dhe mjekët. Ai theksoi se nëse do ishin mbajtur maskat dhe distanca sociale që prej fillimit të pandemisë do ishin shpëtuar 260 mijë jetë.

“Shqipëria është një ndër vendet që nuk përjetoi një valë të parë të pandemisë për shkak të mbylljes së shpejtë. Nuk mund të kemi përgjigje ndaj Covid-19 pa pasur sistemin shëndetësor. Duhet të mos e harrojmë se kur të mbarojë lufta kundër Covid-19 duhet t’i japim personelit shëndetësor kushte më të mira. I vlerësojmë përpjekjet e Shqipërisë për të rritur kapacitetet e testimit. Ne duhet të mbështesim edhe procesin e izolimit dhe karantimit. Ekziston nevoja për të menaxhuar rritjen e rasteve me Covid në të gjitha vendet. Duhet të përballemi me virusin që në kujdesin parësor. Populli italian e ka vlerësuar solidaritetin në fazën e hershme të pandemisë. Ne duhet të theksojmë edhe më tepër solidaritetin nëpërmjet mekanizmit COVAX. Ne duhet të kishim nxjerrë mësime tani. Ne e dimë se sasia e vaksinës do të jetë më e vogël se nevoja. Të parët do përfitojnë të moshuarit dhe sistemi shëndetësor. Njerëzit po lodhen nga masat kufizuese. Kjo është një krizë që po zgjat. Po na lodhen energjitë. Ne duhet të përpiqemi të kuptojmë se pse disa nuk i respektojnë masat. Nëse do rritej mbajtja e maskave dhe do kishte kontroll të distancës do kishim 260 mijë jetë të shpëtuara prej fillimit të shkurtit. Duhet të shtojmë përfshirjen dhe angazhimin. Vetëm testimi nuk është një zgjidhje magjike, por duhen edhe hapat e tjerë se unë e shoh në Belgjikë, që nuk mund t’ia dalë, testimi është i rëndësishëm, pro pastaj duhet të ndiqet reth për ta ndaluar, duhet të një testim më i shpejt prandaj i rëndësishëm që OBSH të vijojë këtë koordinim sidomos me testimin e shpejt prandaj ne do mundohemi që t’i sjellim sa më shpejt në Shqipëri“, tha Kluge .

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hans kluge hans kluge

Sondazh

Poll