Politike

Dorëhiqet Bahri Shaqiri, Presidenti Meta njofton prurjet e re: Panariti emërohet shef i Kabinetit, Cici bëhet këshilltar

12 Nëntor 2020, 11:44 Nga DOSJA
Dorëhiqet Bahri Shaqiri, Presidenti Meta njofton prurjet e re: Panariti

TIRANË– Presidenti, Ilir Meta ka njoftuar publikisht, se ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti do të jetë Shefi i ri i Kabinetit të presidentit, ndërkohë që këtë post e mbante Arben Cici.

Diplomati, Arben Cici është emëruar si Këshilltar diplomatik i Presidentit Meta.

Ndërkohë që një ndryshim tjetër ka qenë largimi i Bahri Shaqirit, dhe zëvendësimi i tij si këshilltar pëR Çështjet e Sigurisë Kombëtare me, Spiro Koçin.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ka pranuar sot dorëheqjen e z.Bahri Shaqiri nga detyra e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, për shkak të angazhimeve të tij në të ardhmen, që nuk përputhen me këtë detyrë tepër të rëndësishme. Presidenti Meta, ka emëruar Këshilltar për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, z.Spiro Koçi, i cili deri sot ka ushtruar detyrën e Këshilltarit Diplomatik të Kreut të Shtetit. Presidenti Meta ka emëruar Këshilltar Diplomatik, z.Arben Cici, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit. Për shkak të forcimit të prioriteteve të reja të Institucionit të Presidentit të Republikës, me qëllim përballimin me sukses të sfidave, që parashtron koha, në funksion të interesit më të mirë qytetar dhe kombëtar, siç janë: Sfidat e pandemisë COVID-19 dhe shëndetit publik, Sfidat me të cilat përballet faktori shqiptar; Shpopullimi i vendit, Sfidat në Arsim, Sfidat në Mjedis,. Kreu i Shtetit, ka emëruar sot në detyrën tepër të rëndësishme të Drejtorit të Kabinetit, Prof.Dr. Edmond Panariti”, thekson Presidenca.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmon panariti presidenca jep njoftimin edmon panariti presidenca jep njoftimin

Sondazh

Poll