Politike

Debati mbi pandeminë/ Rama publikon pamjet brenda Sanatoriumit, Basha nuk ndalet me akuzat: Shëndetësia në kolaps! Kryeminis

12 Nëntor 2020, 08:15 Nga DOSJA
Debati mbi pandeminë/ Rama publikon pamjet brenda Sanatoriumit, Basha nuk

TIRANË– Debati mes Kreut të PD dhe të PS-së nuk ka mbarim. Që në orët e para të mëngjesit kryeministri Edi Rama publikoi pamje brenda spitalit të Sanatoriumit, në vijëmësi të videove që ka bërë publike ditët e fundit nga brenda spitaleve që po trajtojnë pacientët me COVID. Rama iu drejtua opozitës duke e quajtur vulgare dhe gënjeshtare pasi po mundohen të mos tregojnë realitetin.

Nuk mungoi gjatë dhe i menjëhershmë ishte dhe reagimi i kundërshtarit të tij politik, kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës. Ky i fundit përmes një postimi në Tëtter vazhdon insistimin se shëndetësia është në kolaps duke e shoqëruar shkrimin me rrëfimin e një prej qytetareve që ishte ditën e pranishme në takimin që u zhvillua ditën e djeshme me ato që kanë kaluar COVID-in.

‘Një opozitë që as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar!’- ishte përgjigjia pas pak minutash e Ramës në Twitter. Kreu i qeverisë mendon se nëse opozita do të bashkohej me qëllimet që qeveria ka do mund të ndihmonte popullin shqiptar.

Edi Rama dhe Lulzim Basha prej ditësh vijojnë përplasjet në Twitter dhe Facebook për pandeminë në vend. Basha në çdo dalje publike kërkon që qeveria të vejë në zbatim planin me 5 pika, i cili sipas PD do e nxirrte Shqipërinë nga kriza e shëndetësisë ku është futur. Nga ana tjetër Rama ka vijuar të publikojë pamjet nga brenda spitaleve, ‘Ekskluzivet’ siç ai i quan, në mënyrë që ti vërtetojë opozitës se kanë kapacitete mjaftueshëm për të tjerë të infektuar.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll