Politike

Situata me COVID në Shqipëri, Basha: Nëse s’ke para të blesh ilaçet në tregun e zi, fati yt mund të jetë tragjik

12 Nëntor 2020, 07:22 Nga DOSJA
Situata me COVID në Shqipëri, Basha: Nëse s’ke para të

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha vijon që të mbrojë “kauzën” e tij për gjendjen e spitaleve në vend dhe situatën e pandemisë. Ai ka shpërndarë edhe njëherë historinë e një prej qytetarëve që takoi dje, të cilët e kishin kaluar pandeminë e koronavirusit.

“Shëndetësia e Edi Ramës është në kolaps të plotë. Nëse infektohesh me COVID, nuk të testojnë se s’ka tamponë. Kur të sëmurët rëndohen, nuk të mjekojnë sepse s’ka ilaçe. Nëse nuk ke para të blesh ilaçet në tregun e zi, fati yt mund të jetë tragjik,”-shkruan Basha. 

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka vijuar me publikimin e pamjeve nga brenda spitaleve COVID ku edhe po shërohen të infektuarit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll