Politike

11 Nëntor 2020, 12:43 Nga DOSJA

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka vendosur të bashkëbisedojë me qytetarë të cilët e kanë kaluar virusin. Fjalën e mori një nga të pranishmet e cila në profesion është mësuese. Ajo zbuloi se e gjithë familja e saj e kaluan virusin, madje dhe babai i saj i cili është 90 vjeç.

Qytetarja me mbiemrin Hanku tregoi se covid i zgjati katër javë, mori 700 mijë lek ilaçe, më shumë seç paguhet në profesionin e saj.

‘Unë jam në punë, mësuese. Kur mu shfaqen simptomat në moment mora mjekun e familjes edhe drejtoreshën e shkollës dhe i thash se unë nuk vij në shkollë sepse kështu është situata. Pasi i kam lajmëru më erdhën më bënë tamponin dhe përgjigjen ma kanë dhënë të hënën në orën 10 të darkës, që ja pozitiv. Pastaj doktori më dha kurën plus. Vazhdova kurën por në momentin që mora përgjigjen e tamponit që ishte pozitiv aty ishte.Aty ishte domethënë, ana psikologjike në zero, sa i thirra të dy fëmijët e mi dhe iu thashë: situata është shumë e keqe. Kam dhe babain 90 vjeç në shtëpi, i ra edhe atij gripi korona, doli pozitiv. U vetëizoluam pastaj bashkë me të. Ai e kaloi më lehtë sepse është i rregullt me ilaçet. Kurse unë nga ana psikologjike u rëndova, u bëra keq sa arrita deri atje sa caktova dhe vendin ku… Ndihem mirë se nuk e kalova, ndoshta ka qenë korona që kam marrë nga shkolla, nga fëmijët ka qenë i dobët si mund të themi dhe nuk e kalova domethënë as me oksigjen, por kura që mora tarifa e gjithçkaje që u përfshi këtu ishte mbi 700 mijë lekë.’– u shpreh qytetarja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha me qytetaret qe kaluan covid lulzim basha me qytetaret qe kaluan covid

Sondazh

Poll