Politike

Presidenti Meta dekreton marrëveshjen për blerjen e vaksinës antiCOVID

11 Nëntor 2020, 12:14 Nga DOSJA
Presidenti Meta dekreton marrëveshjen për blerjen e vaksinës

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekretuar marrëveshjen mes qeverisë dhe aleancës GAVI për blerjen e vaksinës anti-covid.

“Kjo marrëveshje edhe pse është një hap me rëndësi në masat që ndërmerr shteti shqiptar në luftën kundër pandemisë COVID-19, mundëson mbulimin e gjetjes së vaksinës vetëm për 20% të popullsisë, apo edhe më shumë, në varësi të financimit që vihet në dispozicion nga shteti shqiptar. Është e domosdoshme, që çdo hap që hidhet nga Qeveria shqiptare, të jetë i  mirëstudiuar, në koordinim të plotë me strukturat dhe partnerët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e të Bashkimit Europian, me qëllim për të siguruar vaksinimin në atë masë që vendi ka nevojë për përballimin e kësaj pandemie. Për këtë arsye, Qeveria duhet të bëjë çdo përpjekje, për të garantuar mbulimin me buxhetim të plotë të çdo nevoje dhe kërkese të popullatës për vaksinim”, shprehet Meta në njoftimin për dekretimin e marrëveshjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike presidenti meta dekreton presidenti meta dekreton

Sondazh

Poll