Politike

Rritja e infeksioneve, Rama ia vë fajin klubeve të natës: Në ‘party’ të pret COVID, iu puth në buzë…

11 Nëntor 2020, 12:05 Nga DOSJA
Rritja e infeksioneve, Rama ia vë fajin klubeve të natës: Në

TIRANË– Numri një i qeverisë, Edi Rama ka fajësuar klubet e natës për përhapjen e infeksionit në pandemisë. Ai ka shpjeguar arsyet se përse Shqipëria do të mbyllet në orën 22:00 të mbrëmjes, ndërkohë që nuk i ka lënë pa komentuar edhe ata që i ka cilësuar si “humoristët e rrjetit”.

Kam parë shumë humoristë në faqen timë që thonë jo po në 10-5 virusi fle. PPP dhe këta. Do të bëjmë çmos që mos të mbyllemi, mos të kthehemi mbrapa. Le t’i lëmë dokrrat dhe të respektojmë rregullat. Aryseja janë klubet e natës, është të shkosh në party me COVID. Të pret COVID atje dhe fillon tek qëndrimi sup më sup. Kur afrohen buzët, iu puth COVID të dyve dhe iu çon në rrugën e tij. Të tjerë i kanë mbyllur në 8 dhe në 6, por duam të ecim duke i pasur parasysh të gjitha.Nuk kemi parë efekt negativ, për vendimin e shkollave. Është fakt që e thonë dhe vendet e tjera. Ato kanë Universitetet online dhe shkollat fillore dhe të mesme,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR/ Paketë e 3-të ekonomike për COVID-in! Rama s’kursehet ndaj opozitës: Neveri për ju! Vaksina do jetë falas, u mbyllëm sepse infektohemi në ‘party’

(k.m/dosja,al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 11 nentor 2020 edi rama rama me gazetaret 11 nentor 2020

Sondazh

Poll