Politike

‘Renditemi tek vendet e përgatitura’/ Rama nuk i ndahet Bashës për COVID-19: Fle në këmbë, “no-comment” për rapor

11 Nëntor 2020, 11:56 Nga DOSJA
‘Renditemi tek vendet e përgatitura’/ Rama nuk i ndahet

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk është ndalur në akuza ndaj kundërshtarëve të tij politikë lidhur me akuzat që i kanë bërë lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë së koronavirusit. Edhe pse u mor personalisht me kryedemokratin Lulzim Basha, Rama nuk pranoi që të jepte një koment lidhur me komisioni hetimor që do të ngrejë Kuvendi për raportin e Dick Marty, ku pasqyrohen akuzat për krime lufte ndaj zyrtarëve të UÇK-së. 


PJESË NGA KONFERENCA:

PYETJE: Sa antibiotik është tërhequr?

Manastirliu: Jemi të keqardhur për aktet tragjike, por nuk dua të zgjatem se janë një proces hetimi. Ajo që kemi bërë në krye të herës janë çështjet e shëndetit mendor. Jemi përgjigjur me grupe pune të specializuara. Kemi përfshirë aspektin psiko-social. QSUT dhe Sanatoriumi, e kanë herëshëm shpërbimin psikologjik. Është inevojshëm kudo. Për këtë aryse kemi forcuar ekipet psiko-sociale në QSUT. Edhe në Sanatorium është psikologu. Sa i përket pyetjes, në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Fakti që shërbimi i sterilizimit dhe të gjithë aspekteve të tjera, kanë sjellë reduktimin e infeksioneve post-operatore, për anti-biotikët e kursyer.

PYETJE: Ka një procedurë për një komision për raportin e Dick Marty-t, çfarë do të përmbajë ky komision?

Rama: Nuk kam koment sot.

PYETJE: Sa janë rimbursuar për t’u kuruar nga COVID?

Manastirliu: Prej dy ditësh kemi marrë një vendim për numrin e testimeve të kryera për raportimin në gjithë situatën. Duke filluar nga dita e djeshme, kemi pasur rreth 900 testime ishin për efekt diagnostifikimi. Janë ritestuar dhe rikonfirmuar.

Rama: Unë jam shumë i privilegjuar që bëni krahasime me Suedinë, Italinë me aspektin e kapaciteteve financiare. Kur edhe ato vende nuk e ndalin rritjen e numrave, kur Merkel del dhe thotë është bërë e pamundur ndjekja e zinxhirit. Renditemi ne vendet e përgatitura. Sot kemi ardhur tek pyetja sa anti-biotikë kursehen nga sterilizimi, dje ishim tek dilema ka inspirimë në spital, të marr çarçaf apo jo, me atë ngjyrën e murrme si lëkurë miu. Nuk është rozë situata në shëndetësinë tonë. Shkoni ku të doni, dhe iu sfidoj të gjeni një gjë, një aparaturë që nuk është këtu. Sa i përket rimbursimit, e thashë dhe e përsëris. Njerëzit duhet t’i referehen vetëm autoriteteve shëndetësore, nuk është grip i zakonshëm. Ka ilaçe specifike që vlejnë, nuk merret oksigjen sikur po merr bukën në shtëpi. Nuk futet oksigjeni si supë, se krijon pasoja. Në atë listë, të mjekimit bazë, në kushtet që nuk je për spital, ka një grup dhe faturë, që siç e kemi parashikuar që të futemi për të mbështetur. Nuk është plan me afat, nuk e dimë afatin, nuk ia dimë sjelljen. Kush e kishte imagjinuar se shkon tek kafshët dhe tani është një betejë se çfarë u shfaq kur kaloi tek kafshët. Nuk bëjmë gabimin që të nisim me mendjen e Lulit. Luli fle në këmbë. Është në ëndërr me sy hapur. Jemi qeveria e Shqipërisë, jo PD-ja. As me mendjen e Metës, midis dy dëshmorëve bën nje deklaratë. Dekoron të vdekurit dhe flet për qeverinë. Në fund të ditës nuk ha diskutim, në Shqipëri rritja nuk është jashtë parashikimit që kemi bërë. Është pjesë e trendit të përgjithshëm. Nuk është aspak në krye të listës të atyre që humbin jetë njerëzish. Nuk e kemi ezauruar numrin e shtretërve. Këto janë rezultatet. Lufta vazhdon.

LAJMI KRYESOR/ Paketë e 3-të ekonomike për COVID-in! Rama s’kursehet ndaj opozitës: Neveri për ju! Vaksina do jetë falas, u mbyllëm sepse infektohemi në ‘party’

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama me gazetaret 11 nentor 2020 edi rama rama me gazetaret 11 nentor 2020

Sondazh

Poll