Politike

Nuk kemi reshtur së punuari, Manastirliu: Ne e parandaluam valën e parë

11 Nëntor 2020, 11:38 Nga DOSJA
Nuk kemi reshtur së punuari, Manastirliu: Ne e parandaluam valën e

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur lidhur me përgatitjen që stafi mjekësor ka bërë për të përballuar pandeminë e koronavirusit. Në fjalën e saj në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ajo ka shtuar se Shqipëria sipas vlerësuesve të huaj, hyn tek vendet e përgatitura.

“27% është rritja e pagave nga 2013 deri në 2019. Mbështetje historike për mjekët dhe infermierët. Jo vetëm mbështetje në pagë por në kushte më të mirë të punës. Duam që mjekët të qëndrojmë në vendin tonë. Është sfidë por e kanë të gjitha vendet. Jemi duke u përballur me këtë pandemi globale. Nuk kemi reshtur së punuari për të investuar në strukturat tona. Ndërkohë hapim kantiere të tjera, investime që nuk kanë ndodhur kurrë, jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë. Sa i përket shërbimeve, e gjetëm me 60% të shërbimeve që paguhet nga xhepi dhe pjesa tjetër nga shtetit. E ndryshuam. Jemi të fokusuar për të vijuar mbulimin financiar në strukturat publike dhe jopublike. Dhe një element që besoj është i rëndësishëm sepse në kohën e pandemisë dhe tërmetit është sistemi që kemi ngritur për Urgjencën. Sistem unik, shërbim që është modernizuar. Kemi reduktuar kohën e pritjes. Shqiptarët janë të sigurt në dorën e Urgjencës. Mund të kishim edhe me mijëra testime, por e ndaluam valën e parë. Morëm vendimin e duhur për të rritur këto kapacitet. Testimi është rritur 4 herë. Ne e parandaluam valën e parë sepse se përjetuam tragjedinë që përjetuan fqinjët si Italia. Po rrisim kapacitetet. Ka filluar vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve, vijon vaksinimi i grupeve të riskut. Situata e 4 muajve është sfdiuese, për ne si qeveri por edhe për njerëzit. Është një element i rëndësishëm mënyra e menaxhimit në terren e rasteve që kanë nevojë për trajtim dhe transferim. 36 ambulanca do të jenë pjesë e flotës anti COVID që do të ofrojnë me ekipe të specializuara asistencë për shërbimin në familje,”-u shpreh ajo.

LAJMI KRYESOR/ Paketë e 3-të ekonomike për COVID-in! Rama s’kursehet ndaj opozitës: Neveri për ju! Vaksina do jetë falas, u mbyllëm sepse infektohemi në ‘party’

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu rama me gazetaret 11 nentor 2020 ogerta manastirliu rama me gazetaret 11 nentor 2020

Sondazh

Poll