Aktualitet

FOTOT/ Kush është Elvira Lani, 42-vjeçarja që hiqej si police e ‘Stop Krimit’ dhe mashtronte dyqanet për të marrë pro

11 Nëntor 2020, 12:26 Nga DOSJA
FOTOT/ Kush është Elvira Lani, 42-vjeçarja që hiqej si

TIRANË– Shtetasja Elvira Lani është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës pasi akuzohet se është shtirur si punonjëse policie duke mashtruar në këtë mënyrë qytetarët e duke marrë nga ata shuma të mëdha parash. Gjithashtu 42- vjeçarja merrte artikuj ushqimor në dyqane pa pagesë me justifikimin se do ti paguante më vonë.

Mirëpo kush është Elvira Lani dhe pse shtirej si efektive e policisë?

Lani ka lindur në Gjirokaster me 05.09.1978, dhe ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Filologjise , Dega Histori-Gjeografi nga viti 1997-2001. Së fundmi ajo ishte ‘Drejtoreshë e Përgjithshme Investigimi ‘Stop Krimit”, që ishte një njësi e krijuar prej vetë saj, për t’ju prezantuar klientëve që binin pre e mashtrimit.

Në cilësinë e provës gruas iu sekuestruan një radio e ngjashme me atë të punonjësve të Policisë, pasaporta dhe dokumente të ndryshme identifikimi, një distinktiv dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Ajo do të akuzohet për veprat penale “Mashtrimi“ dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet mashtruesja ne tirane elvira lani arrestohet mashtruesja ne tirane elvira lani

Sondazh

Poll