Merrnin kredi me dokumente false, arrestohet 33 vjeçari në Tiranë, shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij
11 Nëntor 2020, 12:12Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër pasi falsifikonin dokumentet.
Shtetasi i ndaluar H. L., 33 vjeç, banues në Tiranë së bashku me shtetasin L. A. i cili është shpallur në kërkim kanë marrë kredi të vogla në institucione mikrofinanciare duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara.
Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i policise:
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit në kredi. Finalizohet nga specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, operacioni policor i koduar “Kredia-4”. Ndalohet 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit në kredi, zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Kredia-4”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit: H. L., 33 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. A. ( nuk jepen të dhëna tjera për arsye hetimi). Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë marrë kredi të vogla në institucione mikrofinanciare duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara. Punohet për kapjen e shtetasit L. A. dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi në kredi“ dhe “Falsifikimi i dokumenteve.”
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një tjetër viktimë është shënuar në vendin tonë nga COVID-19.Një 62 vjeçare nga Elbasani ka humbur jetën ditën e sotme pasi ishte e infektua...
TIRANË– Një mashtruese ka rënë në prangat e policisë pasi shtirej si punonjëse policie e në këtë mënyrë mashtronte shtetas të ndryshëm për ti marrë shuma t...
TIRANË- Fatjon Hyka është arrestuar nga Policia e Tiranës, si tutori i një grupi vajzash që kryenin shërbime prostitucioni në zonën e sheshit “Wilson” në k...
GJIROKASTËR– Prokurori dhe 2 gjyqtarë janë infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Për shkak të infektimeve është mbyllur Gjykata e Apelit, der...
SHKODËR– Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi Janullatos ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ndërkohë është bërë e ditur se ai ësht...
TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit përjashton me vendim të formës së prerë nga sistemi i drejtësisë për 15 vite, ish anëtaren e Gjykatës së Lartë,...
TIRANË– Në familjen e 69-vjeçarit Reshat Grembi i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, pasi u vetëhodh një ditë më parë nga Spitali Infektiv, janë h...